(VIDEO) Qafë Thana do të kalohet vetëm me një kontroll- “Beso dhe Kontrollo”

(VIDEO) Qafë Thana do të kalohet vetëm me një kontroll- “Beso dhe Kontrollo”

Sot u përurua sistemi “One Stop Shop” në Qafthanë, nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ai i Shqipërisë Edi Rama.

Kryeministri Mickoski fjalimin e nisi duke uruar Ditën e Alfabetit dhe shtoi se sistemi “One stop shop do të lehtësojë lëvizjen dhe ndërlidhjen mes dy vendeve, do të përforcojë lidhjet dhe të gjitha pikat, bashkëpunimin në fushën e turizmit”.

Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së

“Sistemi ‘One stop shop’ do të shtojë vlerë edhe në aspektin e rritjes së turizmit dhe potencialit turistik që kanë të dy vendet. Kur flas për të dy vendet, kam parasysh bregdetin e Ohrit, Ohrin dhe Strugën, si dhe komunat e tjera që gravitojnë drejt tij, dhe sigurisht detin në Shqipëri”.

Ndërkohë, kryeministri Rama e përshkroi këtë transformim si një hap konkret dhe një lehtësim të madh për qytetarët që kalojnë kufirin. Ai thekoi se, deri tani, kontrolllet ishin shumëfishe, ndërsa nga tani do të aplikohet principi “beso dhe kontrollo”.

Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë          

“Ne e kemi një shprehje në shqip, nuk e di a e keni edhe ju në maqedonisht ‘Beso dhe kontrollo’… Deri tani në këtë doganë ishim ‘Kontrollo, kontrollo’, tani jemi ‘Beso, kontrollo…dhe hapi tjetër është ‘Beso, beso’ që mos të kemi më asnjë kontroll këtu në rrugëtimin tonë të përbashkët për t’u bërë pjesë e Evropës pa kontrolle në kufijtë mes nesh”.

Kryeministri shqiptar gjithashtu foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit strategjik për Korridorin 8 dhe shprehu besimin se ky projekt do të zhvillojë më tej lidhjet e përbashkëta midis dy shteteve. Ndërsa Mickoski u shpreh se korridori 8 do të kryhet plotësisht në vitin 2029.

Rama në ndërkohë i dha vërejte Mickoskit për përkthimin shqip –maqedonisht dhe anasjelltas, i cili nuk ishte në nivelin e duhur.

Ky projekt me Shqipërinë u promovua pikërisht në Ditën e Alfabetit Shqip.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING