Libraria “Sira” e Prishtinës i bashkohet nismës së OKH Merhamet për shpërndarjen e librave falas për nder të Kongresit të Manastirit
Nisma e OKH Merhamet, “Libraria e Çarshisë”: libra falas në nder të Kongresit të Manastirit, ka marr jehonë dhe përkrahje nga shumë organizata dhe shtëpi botuese. Një mbështetje të tillë ka ardhur edhe nga Libraria “Sira” nga
Prishtina.
“Falënderojmë Shtëpinë Botuese ‘Frymëzimi’ që përkrah ‘Librarinë e Çarshisë’, nismën tonë me libra falas në nder të Kongresit të Manastirit.
Shtëpitë botuese janë ura mes autorit dhe lexuesit. Me këtë përkrahje, Frymëzimi e zgjat këtë urë edhe te ata që do ta marrin librin falas në duar. Ju faleminderit që i jepni frymë leximit dhe fjalës së shkruar shqipe”, thuhet në deklaratën e OKH Merhamet.
Iniciativa “Libraria e Çarshisë: libra falas në nder të Kongresit të Manastirit, do të fillon nesër (e shtunë) 21 nëntor dhe do të përfundon të dielën me 22 nëntor, duke filluar nga ora: 11:00 – 17:00 në zyret e OKH Merhamet, Çarshia e Vjetër në Shkup.

