Halkbank prezanton Smart Send, transferimi i parave bëhet më i thjeshtë përmes telefonit
Halkbank vazhdon të promovojë shërbimet e saj digjitale, duke sjellë zgjidhje praktike dhe të lehta për përdoruesit.
Përmes rubrikës #MeetVisar, banka prezanton shërbimin Smart Send, i cili mundëson transferimin e parave duke përzgjedhur drejtpërdrejt një kontakt nga lista e kontakteve në telefon.
Ky shërbim mundëson kryerjen e transfertave pa pasur nevojë për numër të llogarisë bankare, pa vizituar degët e bankës dhe pa pritje.
Hapat e përdorimit prezantohen përmes një videoje udhëzuese, ndërsa më shumë informacione mund të gjenden në faqen zyrtare të Halkbank.

