(VIDEO) Ramadani: Punojmë për shërbime të reja hekurudhore, shembull është projekti “Treni urban-Shkup”

(VIDEO) Ramadani: Punojmë për shërbime të reja hekurudhore, shembull është projekti “Treni urban-Shkup”

“Edhe pse Shkupi ka transport hekurudhor, trenat nuk duket se janë ndër mjetet më të shfrytëzuara të transportit nga qytetarët. A janë oraret, kushtet dhe linjat ekzistuese arsyeja që trenat nuk janë zgjedhje e shpeshtë për udhëtarët? Për ta kuptuar këtë, na tregojnë vet qytetarët se çfarë i mban larg udhëtimit me tren”.

MARKETING

Shik.mk

Qytetar

“Po normal që nevojitet çdo linje, për hekurudhat, Shkupi është momentalisht, sipas meje më i dobëti prej të gjithave. Nuk ka as linja të trenave, as të autobusëve janë të dobëta. Transporti me tren, nuk i di informatat e sakta por sa e di deri tash nuk kanë punuar. Po duhet t’i përdorin, të gjithë në Europë kush ka shkuar vetë e di se të gjithë me autobusa ecin me trena, sidomos me trena, unë vet kam qenë nëpër Europë kam udhëtuar me tren nonstop, çdo mëngjes në punë kam shkuar me tren. Po unë mendoj që duhet të ketë edhe të autobusëve po edhe të trenave linja më të shpeshta që komunikacioni të bëhet pak më i hapur, njerëzit të mund të udhëtojnë edhe më lehtë”

Qytetar

“Besoj që po, i nevojitet. Jo, me automjet udhëtoj, se relacion i shkurtër prej ku banoj deri tek puna. Po nuk është shumë fleksibil. A ka Shkupi nevojë për tramvaj, ka nevojë për tramvaj, për arsye ekonomike. Po besoj që po. Po duhet një projekt më i mirë për tu aritur për tu realizuar kjo, po foli posaçërisht për tramvaj, se transporti hekurudhor për relacion janë pak më të gjata por për tramvaj i nevojiten Shkupit”.

Qytetar

“Po ka nevojë, por tash varet prej ministrisë. Po duhet të jetë më i rregullt si çdoherë që ka qenë më herët, po normal, ja e kemi fshatin Sfillare, Radushë, Rashçe, nuk punon qe 20 vjet 30. Nëse funksion më mirë është, ka nevojë”.

Qytetar

“Po duhet të shtohen, populli duhet me hec. Duhet me marrë masa, ata e dinë çka duhet më mirë për popullin,duhet më punu për popullin. Po tabi duhet, populi duhet me ec duhet me udhtu, psh Manastir e teposhtë qka janë ato, atyve ju duhen trena, ju duhen, autobusa s’ka rrallë”.

Nga ana tjetër, anëtari i Bordit Drejtues dhe drejtor i Marketingut dhe Shitjeve në Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport, Isen Ramadani, thotë se kërkesat për më shumë linja dhe orare më të rregullta janë pjesë e planeve. Ai thekson se aktualisht prioritet mbetet stabilizimi i orarit ekzistues dhe përmirësimi i rregullsisë së qarkullimit, ndërsa shtimi i nisjeve do të varet nga kapacitetet teknike dhe infrastruktura. Në kuader të Planit të Biznesit 2026-2030 dhe Planit të Veprimit 2026-2027 ai thekson se janë paraparë aktivitete konkrete për përmirësimin e gjendjes teknike dhe disponueshmërise së mjeteve lëvizëse, modernizimin e kapaciteteve të mirëmbajtjes dhe rinovimin gradual të flotës.

 Isen Ramadani, Drejtor i Marketingut në Hekurudhat e Maqedonise së Veriut – Transport SHA Shkup

“Modernizimi i transportit hekurudhor është një nga prioritetet tona strategjike. Jemi të vetëdijshëm se gjendja aktuale e një pjese të mjeteve lëvizëse, si dhe cilësia e shërbimeve, nuk janë në nivelin që qytetarët me të drejtë e presin. Në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare, veçanërisht me Bankën Botërore, po punojmë për sigurimin e mbështetjes financiare dhe teknike. Në këtë kuadër po shqyrtohet edhe furnizimi me katër garnitura të reja elektrike për transportin e udhëtarëve. Ky investim është në fazën e përgatitjes dhe varet nga finalizimi i kornizës financiare dhe institucionale”.

Ai thekson se synimi i tyre është që gradualisht ta rrisin qasjen në transportin hekurudhor, veçanërisht në relacionet ku ekziston nevojë reale për transport publik të regullt dhe ekonomik.

Isen Ramadani, Drejtor i Marketingut në Hekurudhat e Maqedonise së Veriut – Transport SHA Shkup 

“Për momentin, prioritet kemi stabilizimin e orarit ekzistues, përmirësimin e rregullsisë së qarkullimit dhe rikthimin e besimit të udhëtarëve. Si shembull konkret të zhvillimit të shërbimeve të reja do të veçoja projektin “Treni urban – Shkup”, faza e parë e të cilit në relacionin Shkup-Zelenikovë filloi të realizohet në shtator të vitit 2026. Synimi ynë është që, përmes përmirësimit gradual të disponueshmërisë së flotës dhe infrastrukturës, të krijojmë kushte për nisje shtesë dhe lidhje më të mira të Shkupit me qytetet e tjera. Jam i bindur se transporti hekurudhor ka potencial të konsiderueshëm që sërish të bëhet pjesë e rëndësishme e levizshmërisë së përditshme të qytetarëve”.

Tutje, ai thotë se vëmendje të veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të transportit hekurudhor periferik, i cili shihet si një alternativë praktike ndaj automobilave, duke ndihmuar në uljen e trafikut, shpenzimeve të udhëtimit dhe ndotjes së mjedisit. Njëkohësisht, në bashkëpunim me Qeverinë, Ministrinë e Transportit dhe institucionet financiare ndërkombëtare, ai thotë se synohet reformimi i financimit të transportit publik hekurudhor. Sipas tij, përmes investimeve reale, menaxhimit të përgjegjshëm dhe modernizimit të vazhdueshëm, synohet tejkalimi i problemeve shumëvjeçare dhe krijimi i një sistemi hekurudhor më të sigurt, ekonomik dhe bashkëkohor, në shërbim të udhëtarëve.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING