Nis vaksinimi kundër lisë së deleve dhe dhive, BE-ja dhuron 400 mijë doza vaksinash

Nis vaksinimi kundër lisë së deleve dhe dhive, BE-ja dhuron 400 mijë doza vaksinash
epa08746325 Modesto (R) receives a flu vaccine at a free mobile clinic in Lakewood, California, USA, 14 October 2020. Flu vaccine manufacturers have increased production in anticipation of this year's flu season. EPA-EFE/ETIENNE LAURENT

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur shpërndarjen e 400 mijë dozave të vaksinës kundër lisë së deleve dhe dhive te shoqëritë veterinare në vend. Vaksinat janë siguruar si donacion nga Bashkimi Evropian, ndërsa fushata e vaksinimit në terren pritet të fillojë të mërkurën.

MARKETING

Shik.mk

Përmes kësaj fushate synohet vaksinimi i gjithsej 438.042 kafshëve, të shpërndara në 3.417 tufa në të gjitha rajonet e vendit.

Nga AUV bëjnë të ditur se rezultatet e analizave laboratorike, të realizuara në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, kanë konfirmuar cilësinë, fuqinë dhe rregullsinë mikrobiologjike të vaksinave, duke i cilësuar ato si ndër më të mirat për mbrojtjen e bagëtive nga kjo sëmundje.

Sipas Agjencisë, vaksinimi do të realizohet në tri faza. Faza e fundit do të përfshijë edhe kafshët që nuk kanë mundur të vaksinohen gjatë dy fazave të para, për shkak të moshës, gjendjes shëndetësore apo vlerësimit veterinar.

Situata epidemiologjike mbetet shqetësuese. Nga fillimi i vitit deri më tani janë regjistruar 115 vatra të lisë së deleve dhe dhive, ndërsa si pasojë e sëmundjes kanë ngordhur 875 kafshë dhe 9.359 të tjera janë asgjësuar.

AUV sqaron se fushata do të përfshijë delet dhe dhitë klinikisht të shëndetshme, si dhe kategoritë e tjera të kafshëve që plotësojnë kriteret për vaksinim, në përputhje me udhëzimet për përdorimin e vaksinës dhe vlerësimin e veterinerit zyrtar.

MARKETING