(VIDEO) Mickoski: Ndryshimet e kodit penal nuk do të vlejnë në mënyrë retroaktive

(VIDEO) Mickoski: Ndryshimet e kodit penal nuk do të vlejnë në mënyrë retroaktive

Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se Qeveria i ka dërguar Komisionit Evropian ndryshimet e propozuara në Kodin Penal dhe Ligjin për Procedurën Penale, dhe pas marrjes së mendimit nga Brukseli, do të pasojë një debat i brendshëm, pas të cilit do të fillojë procedura parlamentare. Mickoski tha se ndryshimet do të vlejnë për rastet e ardhshme dhe nuk do të zbatohen në mënyrë retroactive. Ai kritikoi ndryshimet në Kodin Penal dhe Ligjin e Procedurës Penale të miratuara gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, duke akuzuar që ata kanë abuzuar me flamurin evropian dhe procedurën e shkurtuar për miratimin e tyre.

MARKETING

Shik.mk

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Ata kishin qëllim të dyfishtë, së pari të amnistoheshin nga krimet e kryera për të cilat ka dyshime të bazuara, derisa ishin në qeveri gjatë atyre shtatë viteve. Dhe, së dyti, ata menduan se në këtë mënyrë do t’u siguronin disa ish-strukturave të VMRO-DPMNE-së amnisti politike në mënyrë që më pas t’i ndihmonin ato në qëllimin e tyre për të bërë ndryshimet kushtetuese si rezultat i propozimit francez. Ky ishte qëllimi i atyre ndryshimeve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale në atë kohë”.

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Ministria e Drejtësisë ka publikuar Projektkodin e ri Penal dhe Projektligjin e ri për Procedurën Penale në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER), duke ju lënë hapsirë për përfshirje aktive publikut në finalizimin e tyre.

Ministria e Drejtësisë

“Të gjitha palët e interesuara, ekspertët e fushës, institucionet e drejtësisë, komuniteti akademik, organizatat e shoqërisë civile, si dhe qytetarët, do të kenë mundësi të shqyrtojnë tekstet ligjore dhe të paraqesin vërejtjet, komentet, propozimet dhe sugjerimet e tyre”.

Në periudhën në vijim siç njoftojnë ata, do të organizohen edhe debate publike profesionale, ku do të diskutohen çështjet dhe zgjidhjet kryesore të përfshira në të dy projektligjet.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING