(VIDEO) Euroambasadori i dorëzoi kryeministrit Raportin e Progresit

(VIDEO) Euroambasadori i dorëzoi kryeministrit Raportin e Progresit

BE mbetet prioriteti jonë strategjik dhe si shtet kemi përparim në fusha të caktuara, kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për media me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas, për raportin e Komisionit Evropian për RMV-në.  Ai  tha se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve dhe rezultateve të arritura, e jo në konteste dypalëshe.

MARKETING

Shik.mk

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

“Bashkimi Evropian do të sjellë përfitime të rëndësishme, zhvillim profesional, vende pune, treg të hapur dhe siguri. Qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i njëjtë, përkatësisht se procesi i zgjerimit duhet të bazohet në arritje dhe punë, e jo në konteste dypalëshe. Ne besojmë në një Evropë që respekton parimet e saj. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim. Raporti flet për përparim në disa fusha, si digjitalizmi, arsimi. Raporti ka  pasur edhe sumë vërejtje të cilat I kemi marë me shumë seriozitet”.

Ambasadori Evropian Mihalis Rokas ka deklaruar se vendi nuk ka pasur aspak përparim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai ka theksuar se gjithashtu shumë punë duhet edhe në gjyqësor dhe në institucione të qëndrueshme.

MIHALIS ROKAS EUROAMBASADOR

“Raporti ka identifikuar sferat ku duhet me shume punë, pavarësia gjyqësore, institucione të fuqishme dhe lufta kundër krimit dhe kurrupsionit kërkojnë akoma punë. Nuk ka përparim tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit, kjo kërkon shumë përpjekje, gjykatat duhet të jenë të liruara ngpa presionet dhe institucionet duhet të fitojnë besimin e qytetarëve”.  Këto reforma do të mundësojnë edhe një jetese më te mirë të qytetarëve.

Rokas ka deklaruar se BE do të jetë mbështetësi kryesor i vendit drejt rrugës së BE-së por theksoi se  rezultati do te varet nga vetë RMV.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING