(VIDEO) Këshilltarët e AKI-së dhe VLEN-it kërkojnë që “Parku i Butelit të flasë edhe shqip”

(VIDEO) Këshilltarët e AKI-së dhe VLEN-it kërkojnë që “Parku i Butelit të flasë edhe shqip”

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Butelit, së bashku me këshilltarët e Qytetit të Shkupit, sot kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media në Mega Parkun, i cili u promovua para disa ditësh nga krerët e komunës. Ata kanë reaguar ndaj tabelës së vendosur në hyrje të parkut, ku emërtimi “BUTELSKA OAZA” është shkruar vetëm në gjuhën maqedonase, duke anashkaluar plotësisht gjuhën shqipe. Këshilltarët kërkojnë ndërmarrjen e masave të menjëhershme për largimin e tabelës aktuale njëgjuhëshe dhe zëvendësimin e saj me një tabelë të re, ku emërtimi do të jetë i shkruar edhe në gjuhën shqipe, krahas asaj maqedonase. Ata u janë drejtuar publikisht Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, duke kërkuar që institucionet kompetente ta shqyrtojnë rastin dhe të ndërmarrin masa për zbatimin e ligjit.

MARKETING

Shik.mk

ARMEND MURSELI, KËSHILLTAR I AKI-SË NË KOMUNËN E BUTELIT

“Prandaj, sot publikisht pyesim Kryetarin e Komunës së Butelit dhe Kryetarin e

Qytetit të Shkupit:

• Pse në tabelën e Mega Parkut nuk është përfshirë edhe gjuha shqipe?

• A nuk janë edhe shqiptarët qytetarë të kësaj komune, ku numri i tyre

është mbi 50%?

• A nuk është ndërtuar ky park edhe me mjetet publike të qytetarëve

shqiptarë dhe bizneseve shqiptare që kontribuojnë në mbushjen e arkës

publike?

• A nuk meritojnë edhe ata që në hapësirat publike të respektohet gjuha e

tyre?

Gjuha shqipe në Komunën e Butelit nuk është se nuk po respektohet vetëm

në këtë tabelë që është prapa nesh, nuk respektohet edhe në Web-faqen

zyrtare të Komunës, në dokumentacionin për shkollat, në manifestimet

kulturore e në shumë raste tjera”.

Ndërkaq, këshilltari i AKI-së, në qytetin e Shkupit, AbulSelam Selami, theksoi se mos respektimi i gjuhës shqipe, po ndodh pothujase në të gjitha komunat në qyetetin e Shkupit.

ABULSELLAM SELAMI, KËSHILLTAR I AKI-SË NË QYTETIN E SHKUPIT

“Kjo që po ndodhë me këtë tabelë, nuk është e para, sepse ndodhi edhe para disa muajve, në atë tabelën mirëseardhëse në hyrje të qytetit të Shkupit, dhe aty ne reaguam në këshill. Kryetari i qytetit të Shkupit, e tha të njejtën se kanë gabuar dhe se së shpejti edhe të njejtën do ta përmisojë, mirëpo shohim se nuk përmisohet, por vazhdonë kjo zbehje e gjuhës shqipe pothuajse në të gjitha komunat në qytetin e Shkupit”.

Për rastin në fjalë, kanë reaguar edhe grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit, të cilët kanë kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe respektimin e dygjuhësisë në hapësirat publike ku një gjë e tillë parashihet me ligj.

Përmes një reagimi të bërë publik nga këshilltari komunal Usein Ramadani, në emër të grupit të këshilltarëve të VLEN-it, thuhet se ata e përshëndesin çdo investim që është në interes të qytetarëve, pavarësisht se kush e realizon.

USEIN RAMADANI, KËSHILLTAR I VLEN-IT NË KOMUNËN E BUTELIT

“Sipas regjistrimit zyrtar të vitit 2021, shqiptarët përbëjnë 37,12% të popullsisë së Komunës së Butelit. Besojmë se sot kjo përqindje mund të jetë edhe më e lartë, por edhe shifra zyrtare e vitit 2021 flet mjaftueshëm: gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në këtë komunë dhe përdorimi i saj është detyrim ligjor.Pikërisht për këtë arsye, sot dorëzuam kërkesë zyrtare për vendosjen e mbishkrimit edhe në gjuhën shqipe në Mega Park, si dhe për respektimin e dygjuhësisë në të gjitha tabelat, sheshet, rrugët dhe hapësirat publike ku këtë e parasheh ligj”.

Si këshilltarë komunalë nga radhët e VLEN-it, Ramadan theksoi se kanë qenë të pranishëm në hapjen e Mega Parkut në Butel, sepse siç tha, çdo investim që është në interes të qytetarëve meriton mbështetje, pavarësisht se kush e realizon. Megjithatë, ai deklaron se mbështetja për një projekt nuk nënkupton heshtje kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të garantuara me ligj.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING