Osmani: Mërgata dhe qytetarët në Bërvenicë dhanë mesazh kundër politikave anti-shqiptare

Osmani: Mërgata dhe qytetarët në Bërvenicë dhanë mesazh kundër politikave anti-shqiptare

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka vlerësuar se mobilizimi i jashtëzakonshëm i mërgatës dhe bashkimi i qytetarëve në Bërvenicë përbëjnë një mesazh të qartë kundër politikave që ai i cilëson si anti-shqiptare dhe anti-europiane të VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë.

MARKETING

Shik.mk

Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Osmani theksoi se qytetarët kanë filluar të reagojnë ndaj këtyre politikave, duke paralajmëruar se ato nuk mund të mbijetojnë në afatgjatë.

“Mobilizimi i jashtëzakonshëm i mërgatës, edhe bashkimi i njerëzvë në Bërvenicë, ishte një mesazh për politikat anti-europiane dhe anti-shqiptare të VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë. Kjo është e rëndësishme. Ajo që po ndodh, është se populli ka nisur të përgjigjet, t’u tregon se nuk mundeni në afatgjatë me politika anti-shqiptare dhe anti-europiane. Ndoshta mund të kaloni ndonjë periudhë ta caktuar, të fitoni ndonjë betejë elektorale, mund të qëndroni më pak ose më shumë në Qeveri, por koha në Maqedoni e politikave anti-shqiptare ka marrë fund në vitin 2001”, deklaroi Osmani. /SHENJA/

.

MARKETING