Osmani i cilëson deklaratat VLEN-ZNAM si lojëra politike

Osmani i cilëson deklaratat VLEN-ZNAM si lojëra politike

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, i ka cilësuar si lojëra politike deklaratat dhe përplasjet e fundit mes ZNAM-it dhe VLEN-it.

MARKETING

Shik.mk

Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Osmani pretendoi se përplasjet mes dy subjekteve janë pjesë e një marrëveshjeje të heshtur, nga e cila, sipas tij, të dyja palët përfitojnë politikisht dhe forcojnë pozitat e tyre te elektorati.

Ai theksoi se, pavarësisht kritikave të ndërsjella mes ZNAM-it dhe VLEN-it, VMRO-DPMNE mbetet jashtë këtyre përplasjeve, duke vënë në pikëpyetje mungesën e kritikave të VLEN-it ndaj kësaj partie.

“Unë mendoj që ato janë marrëveshje në mes ZNAM-it dhe VLEN-it që të shahen njëra me tjetrën, se të dyja përfitojnë në bazat e tyre. Me rëndësi VMRO-ja është të mos shahet. Keni dëgjuar ndonjëherë VMRO-në të shahet nga këta të VLEN-it? Por me ZNAM-in, na duheni pak t’ju shajmë, ju do të fitoni, ne fitojmë. Këto lojëra i kemi kaluar moti”, deklaroi Osmani.

MARKETING