Komisioni për Financim dhe Buxhet do të mbajë debat mbikëqyrës për “Alta Bankën”

Komisioni për Financim dhe Buxhet do të mbajë debat mbikëqyrës për “Alta Bankën”

Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet sot mori vendim për mbajtjen e debatit mbikëqyrës në temën “Arsyet e vendosjes së administratës në Bankën Alta SHA Manastir, roli dhe veprimi i Bankës Popullore dhe përgjegjësia institucionale”, si nismë e grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit.

MARKETING

Shik.mk

Në mbledhje ishte votuar edhe konkluzioni që në afat sa më të shkurt të mbahet koordinimi i përbashkët me anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet për përcaktimin e afateve, kohëzgjatjen dhe dëshmitarët e vetë debatit mbikëqyrës.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk u pajtuan me titullin fillestar të debatit mbikëqyrës, i cili shkruante “Arsyet e vendosjes së administratës në Bankën Alta SHA Manastir, roli dhe veprimet e Bankës Popullore dhe përgjegjësia institucionale për mashtrimin e qytetarëve”. Ata kërkuan që titulli të mos përmbajë formulimin “për mashtrimin e qytetarëve”.

Anëtarët e Komisionit mbështetën dhe i kaluan për procedurë të mëtejshme parlamentare Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore shtetërore dhe propozim ligjin për ndryshimet në Ligjin për Fondin e Sigurimit të Depozitave. Propozim ligji për mbështetjen e familjes dhe strehimit, në lexim të parë, i paraqitur nga e Majta, nuk mori mbështetje.

MARKETING