(VIDEO) Ditët e edukimit mediatik, puntori, trajnime dhe konferenca në disa qytete

(VIDEO) Ditët e edukimit mediatik, puntori, trajnime dhe konferenca në disa qytete

Nën organizimin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, nga 26 tetori deri më 2 nëntor 2026 do të mbahen Ditët e Edukimit Mediatik. Përmes kësaj nisme, Maqedonia e Veriut për herë të tetë i bashkohet shënimit të Javës Globale të Edukimit Mediatik dhe Informativ të UNESCO-s, me qëllim të zhvillimit të mendimit kritik dhe rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e përballjes me dezinformatat dhe përmbajtjet e dëmshme. Motoja e këtij viti është “Të gjithë kemi rolin tonë”, duke theksuar se secili individ, institucion dhe medium ka përgjegjësi në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe më të vetëdijshme.

MARKETING

Shik.mk

Zëvendësdrejtori i Agjencisë, Muamer Beqiri, theksoi rëndësinë e përfshirjes së këtyre grupeve në aktivitete që synojnë zhvillimin e aftësive për identifikimin e informacioneve të pasakta dhe keqdashëse, si dhe përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.

MUAMER BEQIRI, ZV/DREJTOR I AGJENCISË

“Në fakt, ky është pikërisht mesazhi kryesor këtë vit. Çdo individ, çdo organizatë, institucion, çdo medium, me pak fjalë, secili prej nesh, të mendojmë se si mund të kontribuojmë që të bëhemi më të aftë në njohjen e informacionit të dëmshëm ose të pasaktë. Si kohën e kaluar para ekranave, ta përdorim në mënyrë produktive dhe si t’i shfrytëzojmë mundësitë që i ofron Intelegjenca artificiale për të mirën e përbashkët”.

Aktivitetet do të zhvillohen në Shkup, Gostivar, Strumicë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, përmes punëtorive, trajnimeve, forumeve, konferencave dhe takimeve publike.

Fushata thekson rëndësinë e kontributit të çdo individi, organizate, institucioni dhe mediumi në zhvillimin e mendimit kritik dhe forcimin e rezistencës ndaj dezinformatave dhe përmbajtjeve të dëmshme.

Me këtë rast, Agjencia ju bën thirrje mediave dhe subjekteve të tjera të interesuara që të përfshihen në promovimin e Ditëve të Edukimit Mediatik 2026, përmes publikimit dhe shpërndarjes së materialeve promovuese të fushatës. Materialet janë në dispozicion në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, ndërsa janë përshtatur edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING