Aksion kundër prerjeve ilegale të druve në Shtip, sekuestrohen disa automjete

Aksion kundër prerjeve ilegale të druve në Shtip, sekuestrohen disa automjete

Një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, NP-së “Pyjet e Maqedonisë” dhe Policisë Pyjore ka rezultuar me sekuestrimin e disa automjeteve që dyshohet se përdoreshin për transportimin e druve të zjarrit të prerë ilegalisht në rajonin e Shtipit.

MARKETING

Shik.mk

Aksioni nisi herët në mëngjes dhe kishte në shënjestër një grup të dyshuar për vjedhje të druve, i cili, sipas Kire Mihailovit, kishte vepruar për një kohë të gjatë në këtë rajon. Gjatë kontrolleve në disa lokacione në Plaçkovicë, u sekuestruan automjete që transportonin sasi të mëdha drush të prerë ilegalisht dhe pa vulat përkatëse.

Mihailov paralajmëroi se aksionet e këtij lloji do të vazhdojnë, duke theksuar se autoritetet nuk do të lejojnë që asnjë rajon i vendit të mbetet nën ndikimin e prerësve ilegalë të druve.

MARKETING