Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite intercepton 4 dronë që synonin mbretërinë
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se ka interceptuar dhe shkatërruar katër dronë të lëshuar drejt Arabisë Saudite, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i koalicionit, gjeneral brigade Turki al-Maliki tha në platformën amerikane të mediave sociale X se operacioni për interceptimin dhe shkatërrimin e dronëve ishte kryer në rajonet e Medinës dhe Provincës Lindore.
Në një deklaratë të veçantë, Al-Maliki tha se forcat e koalicionit kishin interceptuar dhe shkatërruar një dron që po drejtohej drejt rajonit lindor.

