Logos-A sjell veprën “Formimi i Diskurseve Globale Islame” të përgatitur nga Masooda Bano dhe Keiko Sakurai

Logos-A sjell veprën “Formimi i Diskurseve Globale Islame” të përgatitur nga Masooda Bano dhe Keiko Sakurai

Sh.B. Logos-A gjatë këtyre ditën ka nxjerr në dritën e botimit veprën me titull “Formimi i Diskurseve Globale Islame: Roli i universiteteve të El-Ez’herit, Medinës dhe Mustafasë”, të përgatitur nga Masooda Bano dhe Keiko Sakurai, ndërsa librin nga gjuha angleze e ka përkthyer Arjol Gjuni.

MARKETING

Shik.mk

Libri ofron një analizë të thellë krahasuese mbi rolin e tre institucioneve ndër më kryesore aktuale të arsimit islam në botë: Universiteti i El-Ez’herit në Kajro, Universiti Islamik i Medinës në Medine dhe Universiteti Ndërkombëtar El-Mustafa në Kom.

Autorët na vënë në dijeni që universitetet në fjalë përveç arsimimit të studentëve nga mbarë bota, kanë për qëllim edhe ushtrimin e legjitimitetit global dhe ndërveprimin me agjendat specifike. Me librin mund të shërbehen studiuesit e religjionit, shkencave sociale, orientalistikës, teologët dhe masa e gjerë.

MARKETING