Si qëndron puna me ujin e pijshëm në Bërvenicë? Përgjigjet Jahiji

Si qëndron puna me ujin e pijshëm në Bërvenicë? Përgjigjet Jahiji

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka folur për problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në këtë komunë, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Debat në SHENJA”.

MARKETING

Shik.mk

Jahiji ka theksuar se mungesa e ujit të pijshëm, veçanërisht gjatë muajve të verës, vazhdon të jetë shqetësim për banorët e disa fshatrave, duke veçuar Miletinën dhe Tenovën.

“Është një çështje, që në ende flasim për ujë të pijshëm dhe gjëra të cilat duhe të jenë veçmë të tejkaluara. Një nga fshatrat i cili ka problem gjatë verës sidomos është Miletina, dhe ne kemi paraparë plan konkret, për të përforucar kapacitetet e ujësjellsit në mënyrë që gjatë verës qytetarët të kenë ujë të pijshëm. Rasti është i njëjtë edhe me fshatin Tenovë. Por dua të potencoj, që jashtë asaj që mungojnë kapacitetet dhe ne do i përforcojmë ato, është edhe kryerja e shërbimeve në kohë”, ka deklaruar Jahiji. /SHENJA/

 

MARKETING