(VIDEO) MPJ në RMV u kërkon qytetarëve të shtojnë vigjilencën në Arabinë Saudite

(VIDEO) MPJ në RMV u kërkon qytetarëve të shtojnë vigjilencën në Arabinë Saudite

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi ka lëshuar apel për vigjilencë dhe kujdes të shtuar, si dhe për respektimin e protokolleve të sigurisë, drejtuar të gjithë shtetasve që qëndrojnë në Arabinë Saudite, veçanërisht në Riad. Apeli vjen pas sulmit të rebelëve Huthi ndaj aeroportit në Riad, që përshkallëzoi situatën e sigurisë. Nga sulmi raportohet për të paktën 12 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur, ndërsa autoritetet saudite paralajmëruan kundërpërgjigje.

MARKETING

Shik.mk

Nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar rekomandimet kryesore të sigurisë që duhet t’i zbatojnë shtetasit që ndodhen atje.

AMBASADA E MAQEDONISË SË VERIUT NË ABU DABI

“Sapo të aktivizohet alarmi i emergjencës ose sirena e sigurisë, hyni menjëherë në një hapësirë të mbyllur, si shtëpi apo objekt, dhe qëndroni larg dritareve dhe sipërfaqeve prej xhami. Shmangni tubimet publike, objektet ushtarake dhe zonën kufitare me Jemenin. Mbajini telefonat të karikuar dhe sigurohuni që pajisjet tuaja të mos përmbajnë materiale të diskutueshme“.

Gjithashtu, Ambasada u rikujton qytetarëve se, sipas ligjeve të Arabisë Saudite, është rreptësisht e ndaluar fotografimi, filmimi apo shpërndarja e videove nga sulmet. Në njoftimin e Ambasadës thuhet se edhe pse trafiku ajror është rikthyer, mund të ketë vonesa të shpeshta të jashtëzakonshme, dhe se Autoriteti i Aviacionit Civil u rekomandon udhëtarëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore për të verifikuar statusin e fluturimit para se të nisen drejt aeroportit.

Më herët, Ambasada e Maqedonisë së Veriut i kishte dënuar ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj aeroportit, duke theksuar se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës përbëjnë shkelje të rënda të normave ndërkombëtare dhe të së drejtës humanitare.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING