Konjufca dënon fuqishëm sulmin e Houthëve në Arabinë Saudite: Mbështetja jonë është e palëkundur
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite, nga i cili raportohet se mbetën të vrarë dhe të plagosur civilë.
Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë.
Ai ka theksuar se sulmet ndaj aviacionit civil përbëjnë kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe ka bërë thirrje që ato të ndalen.
“E dënoj fuqishëm sulmin shkatërrues të Huthëve ndaj Aeroportit Ndërkombëtar ‘King Khalid’ në Riad, i cili la civilë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Sulme të tilla ndaj aviacionit civil përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe duhet të ndalen. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të vrarëve dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Konjufca.

