Shkëndijat ndahen me barazim në Çair

Shkëndijat ndahen me barazim në Çair

Dueli i luajtur në stadiumin e Çairit në kuadër të xhiros së 9-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe asaj të Tetovës nuk ka prodhuar fitues, pasi e njejta është mbyllur me barazim 1:1. Të parët që gjetën rrjetën në këtë ndeshje, ishin kuqezinjtë nga Tetova, të cilët realizuan nga pika e bardhë përmes Krasniqit në minutën e 30-të. Pjesa e parë u mbyll në të mirë të mysafirëve, teksa në të dytën skuadra nga Haraçina realizoi në minutën e 77-të me autor Simonovskin. Tetovarët realizuan në shtesat një gol tjetër, por i njejti u anlua nga VAR-i dhe kështu të dyja skuadrat e mbyllën me barazim 1:1 dhe me nga një pikë në konto.

MARKETING