(VIDEO) Mickoski: Në një moment të caktuar mund të afrohemi me Bullgarinë

(VIDEO) Mickoski: Në një moment të caktuar mund të afrohemi me Bullgarinë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar sot takimin e fundit mes ministrave të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke vlerësuar se, zgjidhja e bllokadës me Bullgarinë duhet të kërkohet përmes dialogut dhe pret që bisedimet të vazhdojnë, me afrimin e qëndrimeve dhe arritjen e një kompromisi.

MARKETING

Shik.mk

Sa i përket deklaratave të palës bullgare se, nuk do të ketë rinegocim dhe ndryshime kushtetuese me efekt të shtyrë, Mickoski tha se është i kënaqur që dialogu ka nisur dhe se partnerët ndërkombëtarë janë të informuar për të.

Hristijan Mickoski, Kryeminstër i RMV-së

“E bukura e demokracisë është të bisedosh kur ke qëndrime të ndryshme, ndërsa mjeshtëria në demokraci qëndron në afrimin e këtyre qëndrimeve të ndryshme dhe arritjen e një kompromisi në fund. Pres që dialogu të vazhdojë dhe që në një moment të caktuar qëndrimet të afrohen dhe të arrijmë një zgjidhje.Procesi le të ecë në rrjedhën e tij të natyrshme. Për gjithçka që duhet të dijë opinioni publik, do të informohet me kohë”.

I pyetur nëse kishte marrë këshilla shtesë për vazhdimin e bisedimeve, Mickoski u përgjigj se këshilla kishte qenë që të niste dialogu.

Hristijan Mickoski, Kryeminstër i RMV-së

“Këshilla ishte që të fillonte dialogu. Dialogu filloi. Partnerët tanë janë të informuar për përmbajtjen e dialogut. Pres që dialogu të vazhdojë, kështu që, kur të ketë përparim, natyrisht që opinioni publik do të informohet”.

Kujtojmë se, pas këshillës së shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Velisllava Petrova Çamova u takuan më 8 tetor në Sofje, në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare Ministrore. Pas takimit, Çamova tha se, Bullgaria e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por kushtet për përparimin e saj mbeten të pandryshuara që nga viti 2022. Ndërkaq, Mucunski vlerësoi se, qëndrimet e të dyja palëve vazhdojnë të jenë dukshëm të largëta.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING