Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, rrugët kryesisht të thata
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht nëpër rrugë të thata, njofton LAMM-ja.
Qarkullimi jashtë zonave urbane është me intensitet mesatar, ndërsa në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk regjistrohen pritje të gjata për hyrje ose dalje nga shteti.
Nga LAMM-ja u bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën dhe të tregojnë kujdes gjatë vozitjes.
Vëmendje e shtuar kërkohet veçanërisht në rrugët që kalojnë përgjatë luginave dhe grykave malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut dhe rënies së gurëve. Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçanë–Dellçevë.

