Arben Taravari uron Justina Shiroka-Pulën: Një hap shumë i rëndësishëm drejt stabilitetit
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Përmes një urimi të publikuar pas zgjedhjes së saj, Taravari e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit të vendit.
“Urime Kosovës që sot zgjohet me Presidente duke hedhur kështu një hap shumë të rëndësishëm drejt stabilitetit!”, ka shkruar Taravari.
Ai i ka përcjellë urime të veçanta edhe Presidentes së re, duke shprehur kënaqësinë për zgjedhjen e saj në këtë detyrë.
“Urime akademikes Justina Shiroka Pula, që prej sot jam i lumtur ta quaj Zonja Presidente!”, ka shkruar Taravari.

