Iseni: VLEN e ka mbështetur protestën e UÇK-së, rinia e VLEN-it ka qenë e pranishme

Iseni: VLEN e ka mbështetur protestën e UÇK-së, rinia e VLEN-it ka qenë e pranishme

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se koalicioni VLEN e ka mbështetur protestën e UÇK-së të organizuar në Shkup kundër vendimit të Gjykatës së Hagës.

MARKETING

Shik.mk

Iseni tha se mbështetja ndaj protestës është dhënë në forma të ndryshme, përfshirë deklarata zyrtare, kërkesa institucionale dhe pjesëmarrjen e strukturave rinore.

“Kush tha që nuk i kemi mbështetur. Ne në vazhdimësi e mbështestim protestën. E mbështetëm edhe para disa muajve, edhe i dijmë deklaratat e z.Mexhitit. Kemi mbështetje. VLEN-i e ka mbështetur, protestën. Edhe me deklarata zyrtare, edhe me kërkesa institucionale, edhe me prezencë të strukturave rinore. Dmth, VLEN-i e ka mbështetur në çdo format edhe me prezencë fizike”, deklaroi Iseni. /SHENJA/

MARKETING