(VIDEO) Mickoski: Nuk do të rrritet çmimi i energjisë elektrike
Pavarësisht krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve të derivateve, Ekzekutivi pretendon se nuk do të ketë rritje të çmimi të energjisë elektrike. Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se “Jemi stabil si asnjëherë më parë”. Ai shtoi se, po bëjnë metodologji dhe përpjekje që ta mbajnë çmimin e njëjtë të energjisë e madje edhe të tentojnë ta lirojnë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË
“Që kur është në pushtet kjo qeveri ne realisht nuk kemi pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, edhe përkundër të gjitha sfidave edhe përkundër asaj që jemi në kulmin e krizës më të madhe energjetike që e mban mend njerëzimi, ndërsa ajo është lufta në Gjirin Persik. Edhe përkundër gjithë atyre sfidave, nëse më pyesni sot, mund të them se, gjendja është stabile, do të kemi dimër stabil”.
Sa i përket çmimeve të derivateve, ai tha se po analizojnë situatën, megjithatë masat eventuale duhet të jenë në përputhje me ruajtjen e stabiltitetin të ekonomisë së vendit.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË
“Kuptohet se, edhe për momentin po zbatojmë masa, si niveli i reduktuar i akcizë. Por, varësisht nga intensiteti i krizës ashtu do t’i dimenzionojmë masat, sepse është e rëndësishme që të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe fiiskal i vendit në kushte të sfidave të këtilla globale, dy luftëra megjithatë nuk është pak, ndërkaq njëkohësisht të arrini të ruani stabilitetin e buxhetit të gjeneroni rritje që ishte 4,3 % në bazë reale në kuartalin e dytë”
Derivatet e naftës këtë javë janë shtrenjtuar sërisht dhe sipas çmimeve të reja, dizeli ka shkuar në 101 denarë për litër, ndërsa benzinat në 97 dhe 98 denarë për litër. Derivatet e naftës kanë shënuar rritje edhe tregjet globale.
Teuta Buçi /SHENJA/

