Mot me diell dhe temperatura deri në 35 gradë

Mot me diell dhe temperatura deri në 35 gradë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare në disa zona.

Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i jostabilitetit atmosferik, i cili në disa pjesë të vendit do të shoqërohet me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 29 deri në 35 gradë Celsius.

 

Moti në Shkup

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta gjatë ditës.

Pasdite, në disa pjesë të Luginës së Shkupit, priten kushte për zhvillimin e jostabilitetit atmosferik, të shoqëruar me rrebeshe shiu, erëra të forta dhe bubullima.

Në kryeqytet do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

MARKETING