BOTA NË FOKUS | A po shembet rendi ndërkombëtar i ndërtuar pas viti 1945?
Rendi ndërkombëtar i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore po përballet sot me krizën e tij më të madhe. Por për autorët antikolonialistë, kjo krizë nuk ka nisur sot. Ky rend u ndërtua duke folur për liri, sovranitet dhe vetëvendosje, ndërsa pjesë të mëdha të Afrikës, Azisë dhe Lindjes së Mesme vazhdonin të jetonin nën kontrollin kolonial.
Dekolonizimi solli pavarësinë politike të shumë shteteve, por jo gjithmonë pavarësinë ekonomike. Për Fanonin, Rodneyn dhe autorë të tjerë, kolonializmi mund të largohej nga flamuri, por të mbetej në strukturat e pushtetit. Kongoja, Angola dhe vende të tjera afrikane tregojnë se si luftërat lokale u ndërthurën me interesat strategjike të fuqive të mëdha dhe me kontrollin mbi burimet natyrore.
Në Lindjen e Mesme, kufijtë, nafta, bazat ushtarake dhe zonat e influencës e kthyen rajonin në një nga qendrat kryesore të konkurrencës së fuqive ndërkombëtare. Në këtë histori, Palestina mbetet një nga çështjet më të mëdha të pazgjidhura. Ndërkohë, Kina u shndërrua në një fuqi ekonomike globale, Rusia riktheu ambiciet gjeopolitike dhe shtetet e Global South nisën të kërkojnë më shumë autonomi nga qendrat tradicionale të pushtetit.
Sot duket se po hyjmë në një tjetër fazë: fuqitë e vjetra nuk e kanë më të njëjtin monopol, ndërsa fuqitë e reja kërkojnë një rol më të madh në përcaktimin e rregullave globale.
Por pyetja kryesore mbetet: a po shembet vetë rendi ndërkombëtar i ndërtuar pas vitit 1945, apo thjesht po shembet monopoli i fuqive që për dekada e kanë dominuar atë? Avdi Bakiju /SHENJA/

