(VIDEO) Arrestohet shoferi i Qeverisë, u kap me 500 euro të shënuara

(VIDEO) Arrestohet shoferi i Qeverisë, u kap me 500 euro të shënuara

Policia e arrestoi të shtunën në mbrëmje shoferin e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, pasi ai u kap duke marrë para për të ndërmjetësuar për punësimin e tij si zjarrfikës në Qytetin e Shkupit. Ai është kapur në flagrancë gjatë marrjes së 500 eurove, ndërsa kishte kërkuar 1 500 euro.

MARKETING

Description of image

Ministria e Punëve të brendshme informoi se departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar veproi mbi bazën e një denoncimi të paraqitur më herët nga një qytetar, në koordinim me prokurorin publik kompetent.

 MPB

“Në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, D.Ç., i punësuar si shofer në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së, u kap duke marrë para të cilat paraprakisht ishin shënuar nga autoritetet dhe u arrestua”.

Në ndërkohë Prokuroria informoi se ka nisur hetim ndaj tij pasi dyshohet për veprën penale “marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm”. Sipas Prokurorisë, qytetari e kishte denoncuar rastin pasi i dyshuari, gjatë periudhës nga 24 korriku deri më 4 shtator, i kishte kërkuar 1.500 euro. Në këmbim, ai kishte premtuar se do të përdorte ndikimin e tij dhe do të ndërmjetësonte te zyrtarët e Qytetit të Shkupit për punësimin e qytetarit si zjarrfikës.

PROKURORIA

“Pas denoncimit, autoritetet kompetente, në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërmorën masa për sigurimin e provave. Më 4 shtator, i dyshuari u kap duke marrë 500 euro. Paratë ishin shënuar paraprakisht nga autoritetet dhe përbënin një pjesë të shumës totale prej 1.500 eurosh”.

Prokuroria kërkoi caktimin e paraburgimit, duke vlerësuar se ekziston rrezik arratisjeje, mundësi që i dyshuari të ndikojë te dëshmitarët, si dhe rrezik që të përsërisë veprën penale. Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe i caktoi të dyshuarit 30 ditë paraburgim..

/SHENJA/

MARKETING