Privohen nga liria dy persona në Kavadar, policia gjeti drogë dhe para

Privohen nga liria dy persona në Kavadar, policia gjeti drogë dhe para

Dy persona nga Kavadari janë privuar nga liria gjatë manifestimit kulturor “Tikveshki Grozdober”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

MARKETING

Description of image

Sipas njoftimit të policisë, më 4 shtator, rreth orës 20:50, zyrtarët policorë kanë arrestuar G.P. (42) dhe V.Ç. (42), të dy nga Kavadari.

Gjatë kontrollit, te G.P. është gjetur dhe konfiskuar një materie e bardhë pluhurore. Ndërsa te V.Ç. janë gjetur dhe konfiskuar një materie e bardhë pluhurore, para dhe një telefon.

Nga kontrollet e kryera më pas është konstatuar se të dy personat kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Te G.P. janë matur 0.53 promilë alkool në gjak, ndërsa te V.Ç. 0.44 promilë.

“Personat janë ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Rasti ka ndodhur gjatë mbajtjes së manifestimit kulturor “Tikveshki Grozdober” në Kavadar.

MARKETING