Shkupi dhe 10 komuna marrin 49 automjete të reja komunale për mirëmbajtjen e higjienës
Dyzet e nëntë automjete të reja komunale do të përfshihen në mirëmbajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit dhe komunat Kumanovë, Prilep, Strumicë, Shtip, Ohër, Tetovë, Negotinë, Kërçovë, Dibër dhe Veles. Me 4,2 milionë euro përmes Bankës Botërore janë blerë 19 kamionë multifunksionalë të llojeve të ndryshme, nëntë cisterna dhe 21 automjete multifunksionale për pastrimin e rrugëve.
Promovimi i automjeteve u mbajt sot në Shkup, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit Aleksandar Nikolloski, kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore.
“Ky projekt është për një mjedis jetësor më të mirë, higjienë më të madhe në komunat tona që marrin mjete të reja për t’u përballur me mbeturinat. Bëj thirrje edhe për përgjegjësi shoqërore dhe qytetare sepse të gjithë duhet të jemi njësoj të përgjegjshëm ndaj mjedisit jetësor”, tha Mickoski.
Kryetari i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale ZELS dhe kryetar i Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se së shpejti do të promovohen edhe pesë kamionë të siguruar nga qyteti i Shkupit, si dhe se ka përfunduar afati për ankesat për blerjen e 3200 kontejnerëve për Shkupin.

