(VIDEO) Mickoski pret rritje të PBB-së, LSDM kritikon rritjen e borxhit publik

(VIDEO) Mickoski pret rritje të PBB-së, LSDM kritikon rritjen e borxhit publik

 

MARKETING

Description of image

Kryeministri i Hristijan Mickoski, tha sot se, pavarësisht të gjitha sfidave në Evropë, e cila është partneri ynë më i madh tregtar, trendi i rritjes së Prodhimit Bruto të Brendshëm pritet të vazhdojë edhe këtë vit dhe të arrijë diku ndërmjet 3.5 dhe 4 për qind. Ai theksoi se sfida më e madhe është fakti që kjo rritje e PBB-së po realizohet në një periudhë kur rritja e ekonomisë evropiane është më e ulët se 1% në vit.

Hristijan Mickoski, Kryeministër

Vitin 2024 e përfunduam me një rritje reale të PBB-së prej 3%, ndërsa rritja nominale ishte pothuajse dy herë e gjysmë më e lartë, afër 7%, dhe ishim në gjysmën e sipërme të vendeve të Evropës. Vitin 2025 e përfunduam me një rritje të PBB-së prej 3.5%, ndërsa rritja nominale ishte mbi 8% dhe ishim në mesin e 5-6 vendeve të para në Evropë. Këtë vit planifikojmë që deri në fund të vitit rritja e PBB-së të jetë ndërmjet 3.5 dhe 4%, pra të vazhdojë kjo rritje e vazhdueshme reale e PBB-së, ndërsa rritja nominale të jetë rreth 8%”.

Por, përderisa kryeministri pretendon se gjendja ekonomike e vendit është stabile, nga LSDM kanë akuzuar Mickoskin se, vazhdimisht po e fut në borxh shtetin, ndërsa për dy vite shteti ka marrë hua 4 miliardë euro.

Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së

Mickoski, për dy vite, ka krijuar 30 për qind të totalit të borxhit publik të Maqedonisë që nga pavarësia e deri më sot. Por ku shkojnë paratë? Të gjitha paratë shkojnë në tenderë partiakë kriminalë. Siç kemi paralajmëruar prej muajsh – në buxhet nuk ka para. Arka është bosh. Prandaj, tani Mickoski po merr një borxh të ri prej 1.3 miliardë eurosh dhe po e rrit borxhin ekzistues nga 2.5 miliardë në 4 miliardë euro. Deficiti buxhetor vazhdimisht tejkalon 4% të PBB-së, gjë që është e paligjshme, pasi Ligji për Buxhetet parashikon maksimumi 3%”.

Kuzeska po ashtu ka kritikuar qeverinë se nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së çmimeve, duke thënë se, çmimet kanë arritur kulmin, ndërsa kanë mbrojtur vetëm tregtarë të caktuar, me qëllim rritjen e fitimeve të tyre. /SHENJA/

MARKETING