Logos-A solli në dritën e botimit librin “Filozofia e shekullit XXI” nga Metin Izeti

Logos-A solli në dritën e botimit librin “Filozofia e shekullit XXI” nga Metin Izeti

Shtëpia botuese Logos-A ka sjellë në dritën e botimit librin e ri “Filozofia e shekullit XXI”, me autor prof. dr. Metin Izeti, një vepër që trajton rolin dhe rëndësinë e filozofisë në shoqërinë bashkëkohore.

MARKETING

Description of image

Në këtë vepër, autori argumenton se filozofia nuk ka vdekur, por është përshtatur dhe vazhdon të përballet me sfidat e reja të njerëzimit. Libri trajton tema aktuale si teknologjia, inteligjenca artificiale, ndryshimet klimatike, bioetika, politika, vetëdija dhe feja.

“Filozofia e shekullit XXI” i fton lexuesit të reflektojnë mbi pyetjet themelore të ekzistencës, së vërtetës, etikës dhe kuptimit, duke e parë filozofinë jo vetëm si një disiplinë të mendimit, por edhe si një udhërrëfyes për të ardhmen e njerëzimit.

Përmes një qasjeje kritike dhe bashkëkohore, Metin Izeti synon të rikthejë filozofinë në qendër të debatit mbi njeriun dhe sfidat me të cilat përballet bota në shekullin XXI.

MARKETING