Logos-A sjell librin e ri të Fahrettin Altun: “Teoria e modernizimit: Një hyrje kritike”

Logos-A sjell librin e ri të Fahrettin Altun: “Teoria e modernizimit: Një hyrje kritike”

Logos-A sjell para lexuesit shqiptar librin më të ri “Teoria e modernizimit: Një hyrje kritike”, të autorit, diplomatit dhe hulumtuesit Fahrettin Altun, përkthyer në shqip nga Ali Pajaziti.

MARKETING

Description of image

Në këtë vepër, Altun shqyrton në mënyrë kritike teorinë e modernizimit dhe ndikimin e saj në shoqëritë joperëndimore. Autori sfidon shpjegimet klasike të kësaj teorie dhe ofron një qasje kritike ndaj modeleve që e kanë vendosur Perëndimin në qendër të procesit të modernizimit.

Libri thekson se modernizimi nuk mund të shpjegohet në mënyrë njëdimensionale, por duhet të kuptohet si një proces kompleks dhe shumëdimensional. Në këtë kuadër, autori i kushton rëndësi të veçantë kulturës, traditës dhe veçorive lokale në zhvillimin e shoqërive bashkëkohore.

Vepra trajton dimensionet shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore të modernizimit, duke ofruar një perspektivë kritike mbi mënyrën se si koncepti është përdorur për të shpjeguar zhvillimin e shoqërive joperëndimore.

MARKETING