(VIDEO) Prokuroria konstatoi se nuk ka pasur keqpërdorime të pozitës zyrtare për spitalet modulare

(VIDEO) Prokuroria konstatoi se nuk ka pasur keqpërdorime të pozitës zyrtare për spitalet modulare

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka mbyllur procedurën për prokurimet publike lidhur me ndërtimin e spitaleve modulare gjatë krizës së COVID-it, pasi ata kanë vlerësuar se nuk ekziston dyshim i bazuar se është kryer vepra penale e keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Prokurorja përgjegjëse Verica Berxheçka-Krsteva, në brifingun e sotëm me gazetarët, ka njoftuar se pas analizës së detajuar të dokumentacionit të mbledhur dhe kompleks, nuk janë konstatuar veprime me të cilat janë tejkaluar autorizimet zyrtare.

MARKETING

Description of image

Poashtu, prokuroria ka konstatuar se nuk ekzistojnë elemente për veprën penale të parashikuar në nenin 353 të Kodit Penal.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE PËR NDEKJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT

“Në kuadër të hetimit janë analizuar prova lidhur me procedurat e prokurimit publik për gjithsej 19 spitale modulare. Për prokurimin e 17 objekteve modulare është konstatuar se ishin përgatitur të gjitha elaboratet e nevojshme dhe certifikatat përkatëse”.

Sipas tyre, Banka Botërore nuk kishte vërejtje për prokurimin dhe materialet e përdorura në ndërtim, por siç thonë ata, kishte dhënë rekomandime për përmirësimin e protokolleve të mbrojtjes nga zjarri.

Çështja u hap pas reagimit publik më 10 shtator 2021, pas zjarrit në qendrën COVID në Tetovë më 8 shtator, ku humbën jetën 14 persona dhe rreth dhjetë të tjerë u plagosën. Prokuroria atëherë nisi një kontroll gjithëpërfshirës të dokumentacionit për prokurimin dhe ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare në vend.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING