(VIDEO) Janevska: Kur politika depërton në arsim dëmi është për të gjithë
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në konferencën e sotme për media duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me cilësinë e arsimit dhe rezultatet e dobëta në listat e universiteteve ndërkombëtare, duke iu referuar tre ligjeve të arsimit të cilat ndodhen në procedurë të Kuvendit, tha se nuk e konteston badenterin e as të drejtat e komuniteteve në vend, por sipas saj kur politika prek arsimin dëmi prek të gjithë shoqërinë.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Nuk e kontestoj të drejtën e mësimit në gjuhë amëtare, nuk e konestoj as një të drejtë të komuniteteve që jetojnë në shtetin tonë e as badenterin, por, kur politika depërton në arsim konsideroj se dëmi është për të gjithë. Informacionet e papërshtashme të plasuara nga individë të caktuar apo subjekte politike që u shërbejnë për të përfituar vota apo pëlqime brenda rradhëve të partive të tyre, ata i bëjnë dëm gjithë shtetit sepse e bëjnë të pamundur arsimin kualitativ në vend. Të rinjët meritojnë arsim cilësor”.
Janevska duke folur për mësimin në një ndërrim, bëri të ditur se 15 shkolla janë të gatshme për të filluar mësimin në një ndërrim, ndërkaq theksoi se edhe gjashtë të tjera janë ende në rekonstruim.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës aktualisht po kryen adaptimin, zgjerimin dhe renovimin në gjashtë shkolla dhe jemi gati ta zbatojmë projektin në 15 shkolla të tjera. Një pjesë e projektit do të zbatohet këtë vjeshtë, ndërsa një pjesë tjetër në pranverë”.
Janevska tha se viti i ri shkollor do të fillojë pa probleme me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, të cilat sipas saj tashmë janë dorëzuar në shkolla, dhe çdo fëmijë deri në klasën e 4-t do të ketë edhe një tablet.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/

