Imeri Stafai i përgjigjet Bujar Osmanit: “Legjitimiteti shqiptar nuk është pronë e BDI-së”

Imeri Stafai i përgjigjet Bujar Osmanit: “Legjitimiteti shqiptar nuk është pronë e BDI-së”

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar ndaj deklaratave të Bujar Osmanit, duke kritikuar qasjen e tij ndaj koalicionit dhe politikës së BDI-së.

MARKETING

Description of image

Ajo ka theksuar se VLEN është krijuar si bashkim i forcave politike shqiptare me synim sjelljen e ndryshimit dhe përfundimin e monopolit shumëvjeçar të BDI-së.

Duke iu referuar bashkëpunimit të VLEN-it me VMRO-DPMNE-në, Imeri Stafai tha se edhe BDI-ja ka qeverisur për vite me partitë maqedonase. Sipas saj, bashkëpunimi politik nuk mund të konsiderohet dobësi apo varësi vetëm kur e bëjnë partitë e tjera.

Deputetja kritikoi gjithashtu të kaluarën politike të Osmanit, duke përmendur çështje që lidhen me periudhën e tij në OSBE, si dhe marrëdhëniet e BDI-së me Serbinë gjatë kohës në pushtet.

“Legjitimiteti shqiptar nuk është pronë e BDI-së. Legjitimitetin e japin shqiptarët me votën e tyre. Dhe këtë herë shqiptarët folën”, ka shkruar Imeri Stafai.

Në fund, ajo i është drejtuar drejtpërdrejt Osmanit, duke e kritikuar për rezultatin zgjedhor dhe duke e cilësuar atë me epitetin “Bujari i PDSH-së”.

MARKETING