OKH Merhamet pjesëmarrëse në Panairin e 11-të ndërkombëtar të librit arab në Stamboll
Një grup hoxhallarësh nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva morën pjesë në hapjen zyrtare të Panairit të 11-të Ndërkombëtar të Librit Arab në Stamboll, të organizuar nga OKH Merhamet.
Pjesëmarrja u bë me ftesë të kryetarit të panairit, Dr. Muhamed Ağırakça, ndërsa aktiviteti bashkoi botues, autorë, studiues dhe dashamirës të librit arab nga vende të ndryshme të botës.
Në këtë edicion marrin pjesë më shumë se 300 shtëpi botuese, duke e shndërruar panairin në një prej takimeve të rëndësishme ndërkombëtare për botimin, dijen dhe kulturën arabe.
Pjesëmarrësit nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva e vlerësuan këtë aktivitet si një mundësi të rëndësishme për njohjen me botimet e reja, takimin me autorë, studiues e botues, si dhe forcimin e bashkëpunimit me institucione të ndryshme nga bota arabe dhe islame.
Panairi në Stamboll paraqet një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe promovimin e librit, dijes dhe kulturës, ndërsa pjesëmarrja e delegacionit nga rajoni u cilësua si një përvojë e veçantë kulturore dhe intelektuale.

















