BOTA NË FOKUS | “Manifest Destiny”: Një ide 180-vjeçare që ende drejton politikën amerikane

BOTA NË FOKUS | “Manifest Destiny”: Një ide 180-vjeçare që ende drejton politikën amerikane

Padyshim që bota ndodhet në majën e një tehu të rrezikshëm, ndërsa rendi i këtij civilizimi duket se po mbahet mbi shtylla të dëmtuara pikërisht nga ata që e ndërtuan pothuajse një shekull më parë. Pyetja që shtrohet është nëse ekziston ende mundësia për një fillim të ri, për një rikthim në pikën zero dhe për të shmangur një përplasje të pashmangshme. Ndoshta po, dhe një përpjekje e tillë do të ia vlente. Por realiteti tregon se një rikthim i tillë duket gjithnjë e më i vështirë, pasi vetë sistemi ndërkombëtar po gërryhet çdo ditë nga brenda.

MARKETING

Description of image

Posaqërisht që nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar, neoliberalizmi mori trajtë të rrezikshme, duke derdhur miliarda e triliona në përpjekjet për të krijuar njeriun hibrid, atë njeri që në mëngjes do të zgjohej mashkull, në mesditë do të ndjehej femër e në mbrëmje do të përfundonte macë ose qen, gjë që e dëmtoi skajshmërisht demografinë e shteteve perëndimore e që sot nuk ka një mekanizëm për ta kthyer aty ku ishte.

Kurse sot, regjimet nacionaliste në po këto vende, në emër të doktrinave fetare po ndërtojnë një hibrid tjetër, atë të nacionalistit përjashtues supremacist.

Planet ekspansioniste amerikane dhe zraelite, lënia e Ukrainës në baltën e krijuar nga vetë fuqitë perëndimore, mbështetja evropiane dhe amerikane ndaj gjenocidit izraelit në Gaza, janë disa nga treguesit se ky civilizim po e shndërron në kaos rendin që ndërtoi vet pas Luftës së Dytë Botërore.

Fundja çdo civilizim deri më sot e çdo perëndori është shembur nga brenda. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING