BOTA NË FOKUS | Trashëgimia e errët e Perandorisë Britanike: Si krijoi SHBA-në, Izraelin dhe Emiratet?

BOTA NË FOKUS | Trashëgimia e errët e Perandorisë Britanike: Si krijoi SHBA-në, Izraelin dhe Emiratet?

Më shumë se një shekull pas kulmit të Perandorisë Britanike, trashëgimia e saj koloniale vazhdon të ndikojë politikën ndërkombëtare. Historianë dhe studiues post-kolonialë argumentojnë se kufijtë, institucionet dhe aleancat e krijuara nga Londra në shumë pjesë të botës kanë lënë pasoja afatgjata, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

MARKETING

Description of image

Nga Mandati Britanik në Palestinë, te sistemi i protektorateve në Gjirin Persik dhe kolonitë në Amerikën e Veriut, Britania luajti një rol vendimtar në formësimin e rendit politik modern.

Sipas autorëve si Gerald Horne, Ilan Pappé dhe Avi Shlaim, ndikimi britanik nuk përfundoi me tërheqjen e Perandorisë, por vazhdoi përmes strukturave shtetërore, elitave politike dhe kufijve të krijuar gjatë epokës koloniale.

Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara konsiderohen si shtet i lindur nga kolonitë britanike që më vonë u shndërrua në fuqinë dominuese globale; Izraeli shihet si produkt i zhvillimeve politike gjatë Mandatit Britanik në Palestinë; ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe si shtet që u formua mbi bazën e sistemit të tokave fisnore të administruara dhe të mbrojtura nga Britania deri në vitin 1971.

Për studiuesit post-kolonialë, këto raste ilustrojnë mënyrën se si trashëgimia e Perandorisë Britanike vazhdon të ndikojë arkitekturën politike dhe gjeopolitike të botës edhe në shekullin XXI, duke sjellë konflikte të pafundme dhe miliona viktima. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING