Qeveria: Ndërpritet mandati i kryetarit të Komunës së Bërvenicës, vijon procedura për zgjedhje të reja

Qeveria: Ndërpritet mandati i kryetarit të Komunës së Bërvenicës, vijon procedura për zgjedhje të reja

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin e dorëzuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale lidhur me krijimin e bazës ligjore për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Komunës së Bërvenicës.

Siç informoi zëdhënësja e Qeverisl, Marija Miteva Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, pas njoftimit të pranuar paraprakisht nga kryetari i Këshillit të Komunës së Bërvenicës, filloi procedurën për shkak të ekzistimit të rrethanës së paraparë me ligj, e cila çon në përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të komunës sipas fuqisë së ligjit.

“Në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Ministria është e obliguar që në afat prej 15 ditësh nga marrja e njoftimit ta informojë Qeverinë për ekzistimin e kësaj baze ligjore, pas çka Qeveria, në afat prej 30 ditësh, fillon procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune”, deklaroi Miteva.

Nga Qeveria njoftojnë se në këtë drejtim, dëshirojnë ta informojmë opinionin se, në përputhje me afatet e parapara ligjore, Qeveria miratoi informacionin dhe solli vendim për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të Komunës së Bërvenicës, me çka krijohen parakushtet ligjore për zbatimin e procedurës së mëtutjeshme në përputhje me rregulloret dhe afatet e vlefshme.

MARKETING