Rina Ajdari: Dështuan bisedimet për Kodin Zgjedhor, VMRO-DPMNE u tërhoq nga dy pika thelbësore

Rina Ajdari: Dështuan bisedimet për Kodin Zgjedhor, VMRO-DPMNE u tërhoq nga dy pika thelbësore

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka deklaruar se bisedimet për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor kanë dështuar, duke akuzuar VMRO-DPMNE-në se është tërhequr nga disa pika të marrëveshjes së arritur.

Ajdari tha se BDI mbetet në qëndrimin se vendi ka nevojë për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe prag zgjedhor prej 5% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.

“Pas dorëzimit të propozimit në Kuvend, VMRO-DPMNE u tërhoq nga dy pika thelbësore të marrëveshjes. Së pari, nga votimi elektronik i diasporës, duke kërkuar që votimi të bëhet me postë dhe së dyti, nga dakordim që aktet nënligjore të KSHZ-së, që lidhen me votimin elektronik të diasporës të miratohen me konsensus, duke kërkuar që ato të miratohen me shumicë votash.

Për ne kjo është e papranueshme sepse hap rrugën për inxhiniering politik dhe mbivotim”, theksoi Ajdari.

MARKETING