Shkëmbimi tregtar në rritje: Eksporti është rritur për 5,7 për qind, ndërsa importi për 5,9 për qind

Shkëmbimi tregtar në rritje: Eksporti është rritur për 5,7 për qind, ndërsa importi për 5,9 për qind

Enti Shtetëror i Statistikës bëri të ditur se trendi i rritjes së eksportit dhe importit vazhdon në periudhën janar – maj 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025. Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave është 217.977,7 milionë denarë dhe shënon një rritje prej 5,70 për qind, ndërsa vlera e mallrave të importuara është 306.513,7 milionë denarë, që është një rritje prej 5,91 për qind.

Shkëmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe në eksport është: katalizatorët në bartës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe përçuesish ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë të sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë bartës.

Në import më shumë janë të përfaqësuara: platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, metale të tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, vajra nafte dhe vajra të përftuara nga mineralet bituminoze (përveç naftës së papërpunuar) dhe automjete të tjera motorike për transportin e personave.

Në periudhën janar – maj të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme më shumë është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinëm, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbënin 50,4% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58,2% të shkëmbimit të përgjithshëm.

MARKETING