OKH “Merhamet” në Tetovë do të organizon ekspozitën “Ngjyra që na bashkojnë”

OKH “Merhamet” në Tetovë do të organizon ekspozitën “Ngjyra që na bashkojnë”

Organizata Humanitare Kulturore “Merhamet” më 3 korrik në Tetovë do të organizojë ekspozitën “Ngjyra që na bashkojnë”, ku do të prezantohen punimet artistike të nxënësve që kanë ndjekur kursin e vizatimit dhe pikturës.

Ekspozita do të hapet të premten, më 3 korrik 2026, në ora 17:00, në Galerinë e Arteve në Tetovë dhe synon të sjellë para publikut krijimtarinë, talentin dhe përkushtimin e fëmijëve, të cilët gjatë gjithë vitit kanë shprehur botën e tyre përmes ngjyrave dhe artit.

Sipas OKH “Merhamet” kjo ekspozitë është rezultat i përkushtimit, imagjinatës dhe talentit të fëmijëve, të cilët gjatë gjithë vitit kanë shprehur botën e tyre përmes ngjyrave dhe artit.

MARKETING