Shkëndija zyrtarizon Bojan Dimoskin
Shkëndija ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Bojan Dimoski. Futbollisti 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kuqezinjtë, pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore.
Dimoski luan kryesisht në krahun e majtë të mbrojtjes, por mund të mbulojë edhe disa pozita të tjera në repartin defensiv. Ai ka 21 paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut dhe vjen me përvojë ndërkombëtare nga kampionatet e Rusisë dhe Serbisë.
Drejtuesit e klubit besojnë se përvoja dhe cilësitë e tij do të sjellin më shumë stabilitet në repartin defensiv të skuadrës. Transferimi i Dimoskit konsiderohet një tjetër hap i Shkëndijës në ndërtimin e ekipit për sfidat e sezonit të ri.
Pas firmës me Shkëndijën, Dimoski i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore në Slloveni.

