(VIDEO) Logos-A pjesëmarrës në edicionin e 26 të Panairit të Librit në Prishtinë
Shtëpia Botuese LOGOS-A si çdoherë ashtu edhe tani i gjendet pranë lexuesve duke iu sjellë tituj mjaft të çmuar në panairin e Librit që po mbahet në Prishtinë. Kështu përmbushim përkushtimin tonë ndaj fjalës së shkruar dhe dijes në përgjithësi. Vatra jonë botuese është bërë e njohur tashmë tek lexuesi i gjerë nëpërmjet veprave letrare, filozofike, kulturore, religjioze, historike, etj.
Në kuadër të bibliotekës “LEXO”, që ngërthehen veprat nga fusha e shkencave sociale sjellim veprat: “Riformulimi i Orientalizmit” nga Ëael Hallaq; “Vizitë në Kasollen e Hajdegerit” nga mendimtari turk të Ibrahim Kallën”; “Tërmeti sistemik dhe Rendi Botëror” nga Ahmet Davutoğlu etj.
Nga fusha e letërsisë, ku bëjnë pjesë librat nga biblioteka “DIVAN” lexuesve ua veçojmë titujt “Ndryshku i kohës”, nga Kim Mehmeti; veprën mjaft të vyeshme letrare “Kalendar i përjetësisë së fjalës (zërat e poetëve të ndjerë në kujtesën letrare) nga shkrimtari Shkëlzen Halimi etj.
Në bibliotekën “GJURMËT” na vijnë tituj nga historiografia shqiptare dhe këtu do të veçonim veprën trevëllimshe të osmanolugut Iljaz Rexha që përmbledh defterët osmanë mbi disa vise shqiptare në Kosovë e që janë dëshmi e autoktonisë shqiptare. Pa harruar që në Panairin e librit në Prishtinë nuk do të mungon as vepra vëllimore në 8 vëllime “Sallname e Vilajetit të Kosovës” e përkthyer nga gjuha osmane. Milazim Krasniqi në panairin e sivjetmë na vjen me titullin “Kombi i rrezikuar nga vetvetja”.
Në kuadër të bibliotekës “ELIF”, e cila ngërthen vepra nga sfera e mistikës islame sjellim veprën nëntëmbëdhjetë vëllimshme “Dyzet Net” të Metin Izetit. Si një sihariq për lexuesin këtë vit e sjellim veprën monumentale në dy vëllime të Xhelaleddin Rumiut, “Divani Kebir – Divani i Shems Tabrizit” etj.. Kësisoj, në stendën e Logos-A lexuesi do të gjen laramani titujsh e cila do të pasuroj bibliotekën e tij.
Frymëzimi vazhdon… /SHENJA/

