A ishte penallti në ndeshjen Zvicër – Katar apo jo? FIFA me sqarim zyrtar
Barazimi 1-1 mes Katarit dhe Zvicrës në fazën e grupeve të Kupës së Botës ka shkaktuar reagime të shumta, me teknologjinë VAR që u vu në qendër të vëmendjes.
Kontestimet nisën pas penalltisë së realizuar nga Breel Embolo për epërsinë e Zvicrës, teksa shumë tifozë dyshuan për një pozicion të mundshëm jashtë loje të Remo Freuler në aksionin që i parapriu golit.
Situata u bë edhe më e diskutueshme pasi arbitri Said Martinez priti rreth tre minuta për konfirmimin nga VAR, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk u shfaq asnjë grafikë apo animacion 3D në transmetim.
Pas ndeshjes, FIFA publikoi pamjet grafike dhe sqaroi se lojtari zviceran nuk ishte në pozitë jashtë loje.

