(VIDEO) Përfundoi viti shkollor, nxënësit nisin pushimet verore
Librat u mbyllën, çantat u mbyllën, shokët e shoqet u përshëndetën. Sot ra zilja e fundit e vitit shkollor, me çka edhe zyrtarisht nisi pushimi veror i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme mbarë vendit. Pas një viti me mësime, teste dhe aktivitete shkollore, tani nxënësit do të kenë më shumë kohë për argëtim, për t’u rikthyer sërisht në bankat e shkollës në shtator.
Me këtë rast, ministrja e Arsimit Vesna Janevska uroi nxënësit dhe theksoi se ky ishte një vit që sipas saj ishte më i mirë se ai paraprak dhe se gjatë të cilit kanë sjellë shumë risi në procesin edukativo-arsimor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
“Të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme i përgëzoj për sukseset e arritura. U dëshiroj pushime të bukura verore, të mbushura me çlodhje, shoqërim dhe kujtime të paharrueshme. Besoj se do të gjejnë kohë edhe për leximin e literaturës, për fitimin e njohurive të reja dhe për zhvillimin e aftësive personale”.
Ndërsa njoftoi mësimdhënësit se do të kenë nje rritje të re të pagave prej prej 7,5 për qind.
Përndryshe, për më shumë se 14.500 maturantë, mësimi përfundoi më 15 maj, ndërsa më 11 qershor, ata që janë regjistruar për provimin shtetëror të maturës do ta japin provimin e detyrueshëm të jashtëm në gjuhën e tyre amtare, pra maqedonisht, shqip, turqisht ose serbisht. Më 12 qershor, kandidatët për provimet shtetërore të maturës profesionale dhe shtetërore artistike do t’i japin provimet, pasi më parë, më 6 qershor, maturantët e kishin dhënë tashmë pjesën e parë të lëndës zgjedhore eksterne.
Regjistrimi në arsimin e mesëm për nxënësit gjysmë-maturantë fillon këtë muaj.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

