Të enjten fillon gjykimi për gjykatësin Gjoko Ristov, i dyshuar për fshehjen e 350 mijë eurove

Të enjten fillon gjykimi për gjykatësin Gjoko Ristov, i dyshuar për fshehjen e 350 mijë eurove

Më 28 maj do të nisë gjykimi ndaj ish-gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Prokuroria thotë se në shtëpinë e prindërve të tij janë gjetur 350 mijë euro të fshehura në një vend të posaçëm në mur.

Gjykimi do të mbahet në Gjykatën Penale të Shkupit, me gjyqtare Biljana Kocevska dhe prokurore Iskra Haxhivasilevska.

Ristov i ka mohuar akuzat, duke thënë se paratë ishin të prindërve të tij, por Prokuroria pretendon se ka prova që e lidhin atë me to.

Rasti lidhet edhe me një skandal korrupsioni, ku Lupço Pecov kishte denoncuar një kërkesë për para për të ndikuar në një vendim gjyqësor, ndërsa ish-Avokati i Shtetit Fehmi Stafa ishte dënuar për marrje ryshfeti.

MARKETING