Menduh Thaçi do vazhdojë të jetë në krye të PDSH-së
Menduh Thaçi u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në kongresin e 9-të partiak. Në fjalën e tij para delegatëve preku tema të ndryshme, mes të cilave edhe ndarjen e buxhetit, për të cilin tha se ndahet në mënyrë të padrejtë. Thaçi gjithashtu tha se ai de-fakto ka qenë dy herë kryeministër i shiqptarëve, edhe pse nuk pasur funksion publik, duke shtuar se ka dallim të madh kur PDSH ka qenë në pushtet në krahasim kur BDI-në apo VLEN-in.
“Ndarja e padrejtë e buxhetit të shtetit që bëhet në Maqedoni është si ai gjarpri i zi nën gur që dëmton të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë. Ju e dini, besoj do t’i bindim edhe të tjerët, se unë e njoh këtë punë. Pavarësisht që s’kam pasur poste, po unë dy herë kam qenë de facto kryeministër i shqiptarëve në qeveri. Dhe ju e dini, dhe besoj se bashkërisht do t’i bindim edhe të tjerët, se është një dallim i madh mes meje dhe Ali Ahmetit. Mes meje dhe Izet e Bilallit e të tjerëve”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

