Ernest Muçi e fiton Kupën e Turqisë me Trabzonsporin, Enis Bardhi humb penalltinë

Ernest Muçi e fiton Kupën e Turqisë me Trabzonsporin, Enis Bardhi humb penalltinë

Trabzonspor ka fituar Kupën e Turqisë pasi mposhti Konyasporin në finalen e zhvilluar në Antalya me rezultat 2-1, në një ndeshje mjaft të luftuar dhe të balancuar.

Bordo-kaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 18-të, kur Paul Onuachu shënoi me një goditje të saktë pas një krosimi të bukur nga Pina. Kjo i dha Trabzonsporit epërsinë pas një pjese të parë të kontrolluar me kujdes.

Konyaspor u rikthye në lojë në fillim të pjesës së dytë, kur Jackson Muleka shfrytëzoi një top të kthyer dhe barazoi rezultatin në minutën e 50-të. Skuadra më pas pati edhe një mundësi të artë për përmbysje, por Enis Bardhi nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 58-të.

Momenti vendimtar i finales erdhi në minutën e 79-të, kur Trabzonspor fitoi një penallti dhe Paul Onuachu ishte i saktë nga 11-metërshi, duke shënuar golin e fitores dhe njëkohësisht dopietën e tij në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Trabzonspor e siguroi trofeun dhe e kurorëzoi sezonin me sukses në Kupën e Turqisë.

MARKETING