MPJ e Shqipërisë reagon për raportimet mbi lëvizjet diplomatike dhe ambasadorin Meidani

MPJ e Shqipërisë reagon për raportimet mbi lëvizjet diplomatike dhe ambasadorin Meidani

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me raportimet mediatike për lëvizje të mundshme në Shërbimin e Jashtëm, përfshirë edhe çështjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Në disa media është raportuar për një rotacion të mundshëm diplomatik, ku është përmendur largimi i Meidanit dhe emërime të reja në përfaqësi të ndryshme diplomatike. Po ashtu, janë përmendur edhe emra të tjerë në kuadër të këtyre ndryshimeve.

Në reagimin zyrtar, Ministria thekson se çdo lëvizje diplomatike në Shërbimin e Jashtëm bëhet në përputhje me ligjin, rregulloret përkatëse dhe praktikat diplomatike në fuqi.

Sipas ministrisë, vendimet bazohen në analiza institucionale dhe profesionale, me synim përdorimin efikas të burimeve njerëzore dhe në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Zëdhënësi i ministrisë, Alteo Hysi, theksoi se komentet mediatike nuk pasqyrojnë procesin real institucional dhe se hamendësimet e paraqitura si fakte janë të pabazuara.

MARKETING